Aktualitet

Mesazhi i Imzot Arjan Dodaj për Krishtlindje: Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë

Mesazhi i Imzot Arjan Dodaj për Krishtlindje: Asnjë

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Imzot Arjan Dodaj uron të gjithë besimtarët katolikë.

“Në këtë Krishtlindje na viziton duke u bërë fëmijë. Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë. Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë, e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë, politika pro jetës e familjes, përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrasjes demografike. Sa nevojë kemi për të rikuperuar një ndërgjegjësim të ri të dashurisë për atë që Zoti ka krijuar. Të lejojmë të edukohemi dhe të edukojmë fëmijët tanë se toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë. Të promovojmë natyrën mahnitëse që na ka dhuruar Zoti dhe na kanë dhënë të parët tanë që nga kohët e lashta, kështu edhe ne t’ia dhurojmë fëmijëve tanë. Çfarë toke, deti, qielli dhe ajri. Me vete nuk do të marrim asgjë përveç veprave të dashurisë dhe bamirësisë, parfumin e të cilave na e ka lënë një shqiptare e madhe, e shenjta Tereza".