Aktualitet

Mesazhi i parë i Evis Kushit si ministre e Arsimit. Poston foton nga Universiteti britanik pas zërave për plagjiaturë

Mesazhi i parë i Evis Kushit si ministre e Arsimit. Poston foton nga

Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit, pas largimit të Besa Shahinit. Lajmi u bë me dije mbrëmë live nga kryeministri Rama i cili u shfaq me Besa Shahinin dhe deputeten e PS-së e cila tashmë do drejtojë dikasterin e rëndësishëm dhe jo pme pak probleme në vend.

Mesazhi i parë i Evis Kushit si ministre e Arsimit. Poston foton nga

Sot ajo ka postuar një status ku tregon se ky është një moment tepër sfidues për të, madje e quan provim më të vështirë se ato që jepte në Universitetin britanik dhe kur mori doktoraturën në Stafforshire University, si përgjigje me foto ndoshta edhe ndaj aludimeve për plagjiaturë që qarkulluan sot në rrjet. 

Mesazhi i parë i Evis Kushit si ministre e Arsimit. Poston foton nga

Duke përmendur vendlindjen e saj Elbasanin, ministrja e re Kushi shprehet se do bëjë gjithçka për të nderuar vendin e saj, dhe partinë me kryeministrin. 'Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t'ia dalë faqebardhë', shkruan mes të tjerash Evis Kushi. 

Evis Kushi: 

Të dashur miq,
Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s'ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t'ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.
Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

Mesazhi i parë i Evis Kushit si ministre e Arsimit. Poston foton nga