Mesazhi i nënës së Martinit në protestën e sotme: Ishte i mbushur me ëndrra e jetë, ia morën të dyja
E Enjte 21 Nëntor 2024, 12:40
TiranaPost
Një mesazh i shkruar nga nëna e Martinit, është lexuar nga një vajzë në protestën para Ministrisë së Arsimit, në pamundësi për të qenë e pranishme vetë.
“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë pas një boshllik që nuk do mbushet kurrë. Falenderoj të gjithë popullin shqiptar dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. I falenderoj të gjithë nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë”
Respekte Florina dhe Angel Cani