Aktualitet

Mesazhi nga Tatimet për pagën 400 mijë lekë që po u shkon qytetarëve në telefon

Mesazhi nga Tatimet për pagën 400 mijë lekë që po u

Vendimi për ndihmën fnanciare, nga pakoja e dytë me pagë lufte prej 400 mijë lekësh u ndryshua së fundmi, ku tashmë janë të përfshirë të gjithë të larguarit nga puna nga data 1 mars deri në datën 17 maj.

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se edhe nëse punëdhënësit nuk ëjnë aplikim, ata do të marrin pagën që do u shkojë automatikisht në llogarinë bankare.

Së fundmi Drejtoria e Tatimeve po u dërgon mesazhe në telefon qytetarëve ku u bëhet me dije se në rast se punëdhënësi nuk ka aplikuar deri në datën 5 qershor, kjo nuk do përjashtojë ata që tu shkojë në llogari paga e luftës.

Ky është mesazhi që po dërgohet:

I/E Nderuar, (person i regjistruar me këtë numër celulari), Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 leke, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës së zgjeruar të ndihmës financiare. Në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qenë i punësuar, nuk do të aplikojë brenda datës 05 Qershor 2020, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyre automatike. Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni: 0800 0002 Faleminderit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve".

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Rama bëri me dije se do të gjobiten punëdhënësit që nuk aplikojnë për pagën ndaj punonjësve deri në afatin e përcaktuar: 5 qershor.

Njoftimi i Edi Ramës:

'Paralajmërim për disa punëdhënës dhe njoftim për disa mijëra punonjës.

Punëdhënësve:

Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës - më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar - të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!

Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.

Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!

Punonjësve në fjalë:

Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe maliqi për të cilin punoni ju'a mohon. Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them dhe askush, asnjë, nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon, me ligj e me zakon'.

Mesazhi nga Tatimet për pagën 400 mijë lekë që po u