Aktualitet

Presidenti dhe opozita po përbuzin Parlamentin

Presidenti dhe opozita po përbuzin Parlamentin

Kryeministri Edi Rama e quan si mos respekt ndaj Parlamentit, qëndrimet kundër hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve të Presidentit Meta dhe të kryedemokratit Basha. Në një konferencë me mediat, Rama tha:

"Asnjë nga opozitat nuk e respektojnë  Parlamentin e vendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që është sovran dhe në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi që sulmohet të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucion si ai i presidentit. Dhe këtë e them në radhë të parë se etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të çdo edukate të shtetit dhe qoftë nga vetë opozita jashtëparlamentare, që zgjodhi ta braktisë Kuvendin, ta zhvleftësojë me vendimin e vetë sovran, mund të zgjedhë edhe ta përbuzë Kuvendin, por përtej kësaj asgjë tjetër nuk mund të bëjë dhe asgjë nuk e shlyen nga përgjegjësia që ka lidhur me ata të cilët sot janë deputetë të opozitës në parlament. S’i kam sjell unë, as PS, i ka sjellë opozita jashtëparlamentare me firmën dhe vulën e drejtuesve të saj dhe ne s’na mbetet veçse ta respektojmë çdo deputet të Kuvendit".

Lexo më shumë: