Aktualitet

Meta dublon Tedi Blushin! Zgjedh një vajzë në luftën me statuse, Sara Lleshi: I kujtojmë Taos...

Meta dublon Tedi Blushin! Zgjedh një vajzë në luftën me

Luftën me mesazhe Presidenti Ilir Meta, ia delegon një vajze, Sara Lleshi, e cila mban postin e ndihmëses së zëdhënësit të tij Tedi Blushi. Ishte fillimisht ky i fundit që njoftoi me një postim emrin e një imazhi të ri në Presidencë, që përgjigjet aktorëve të mazhorancëve nuk do t’ua japë më ai, por ndihmësja e tij Sara.

Postimi i Tedi Blushi:

Meta dublon Tedi Blushin! Zgjedh një vajzë në luftën me

Më pas Sara Lleshi iu përgjigj deklaratës së Taulant Ballës për Komisionin e Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor, i cili tha sot për gazetarët: “Sa i përket se kush është me europian dhe kush e dëgjon më shumë Europën, mjafton që të kujtoni se si shprehej Ilir Meta për Venecian: ‘S’është bërë Venecia që të më mësojë kushtetutën e vendit tim’. Kështu shprehej Ilir Meta para ca kohësh”.

Meta dublon Tedi Blushin! Zgjedh një vajzë në luftën me

Ajo përdori të njëjtat shprehje që kemi lexuar prej kohësh t’i drejtohet Presidenca sekretarit të Grupit socialist.

Postimi i saj:

Meta dublon Tedi Blushin! Zgjedh një vajzë në luftën me

Nga informacionet e publikuara në internet, Sara Lleshi rezulton te jetë pjesë e LRI-së prej vitesh, ndërsa në 2016-n ishte zgjedhur sekretare Organizative e Lëvizjes Rinore për Integrim.