Aktualitet

Meta i përgjigjet pyetjes për Sali Berishën dhe duket qartë që i pëlqen turi i doktorit: Sa vjen e më demokrat bëhet

Meta i përgjigjet pyetjes për Sali Berishën dhe duket qartë

Nga qyteti i Korçës, pas dekorimit të disa të përndjekurve, Presidenti Meta ndaloi t`u përgjigjet gazetarëve. Ndër të tjera u pyet në lidhje me rikthimin e Sali Berishës në Parlament, pas shpalljes “non grata” nga Amerika.

Pyetja: Ç`mendoni për rikthimin e Berishës në Kuvend?

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla për arsye se nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që zoti Berisha nuk mund të rri pa thënë që është si vera, sa më i vjetër aq më tërheqës, por aq edhe më democrat bëhet”, tha Meta.

Kryeministri Berisha ka nisur turin e tij nëpër Shqipëri duke takuar mbështetës si një fushatë kundër kryeopozitarit Lulzim Basha. Berisha po bën thirrje për shkarkimin e Bashës nga drejtimi i partisë, pasi ky i fundit e përjashtoi si deputet i grupit Parlamentar të PD-së për shkak të shpalljes “non grata” nga Amerika.