Aktualitet

Meta dekreton ministren e re të Arsimit Evis Kushi

Meta dekreton ministren e re të Arsimit Evis Kushi

Pas letër-propozimit të kryeministrit Edi Rama për të dekretuar Evis Kushin si ministren e re të Arsimit, Presidenti Ilir Meta ka dhënë  aprovimin.

Kushi do të zërë vendin e lënë bosh nga Besa Shahini, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen.

Meta dekreton ministren e re të Arsimit Evis Kushi

Pas dekretimit të Metës deputetja e Elbasanit, Evis Kushi tashmë është zyrtarisht në krye të Ministrisë së Arsimit.

Shahini la detyrën e saj si ministre e Arsimit në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, me 14 Shtator.