Aktualitet

Greva e kontrollorëve/ Meta kërkon bisedime në tavolinë me të gjithë

Greva e kontrollorëve/ Meta kërkon bisedime në tavolinë me

Presidenti Meta ka dalë me tone të qeta në një deklaratë për shtyp nga Vlora duke thënë se si greva, por edhe përgjigja e qeverisë ishte një lënie nervash nga të dyja palët dhe ka ftuar në një tavolinë të përbashkët të gjitha palët:

"Përderisa jemi në këtë situatë unë e ftoj Kryeministrin, Ministren dhe sindikatën, të ftojmë edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE dhe institucionet e kontrollit ajror përkundrejt të cilave kemi detyrime se mund të na penalizojnë, të zhvillojmë një bisedë dhe t’i japim një zgjedhje sa më të arsyeshme dhe të logjikshme kësaj situate.”- ka thënë mes të tjerash Meta.

Tiranapost.al