Aktualitet

Meta kërkon urgjent reflektim për Covid, po 5 ‘musketierët venedikas’ të tij?

Meta kërkon urgjent reflektim për Covid, po 5 ‘musketierët

Foton ku shfaqet stafi i presidentit Meta është postuar nga ish ministri Ilir Beqaj, i cili dukë vënë në dukje shqetësimin e Metës për situatën me koronavirus dhe kërkon reflektim serioz, nga ana tjetër stafi i tij shfaqen të përqafuar, pa distancën dy metër, rregulli kryesor në luftën ndaj pandemisë.

Në statusin që ka postuar në Facebook Ilir Beqaj i quan musketierët venedikas, për shkak të reagimeve të tyre në emër të presidencës lidhur me opinionet e Venecias. Edhe në foton që kanë veshur dukshëm lexohet Venecia: Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme, thotë Beqaj.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta. Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.

Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme.

Meta kërkon urgjent reflektim për Covid, po 5 ‘musketierët

Sot presidenti Meta, shpërndau një link nga VOA, që tregonte për përkeqësimin e situatës së koronavirusit në SHqipëri.

Lexoni të plotë postimin: 

Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19, veçanërisht të numrit të viktimave, krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent.

Nevojitet një strategji konkrete afatgjatë, jo sporadike dhe mediatike, për përballimin dhe vënien nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Gjithashtu, është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet e rajonit dhe ato të BE, si dhe me OBSH, për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale për orientimin e një strategjie që lejon daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë gjithë të prekurve, theksoj domosdoshmërinë për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese.

Është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të këtyre masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

Në veçanti është e domosdoshme të rritet besueshmëria e menaxhimit të pandemisë, tani kur po hyjmë në pikun e sezonit turistik, në mënyrë që të përfitojmë maksimalisht prej tij.

?
Zëri i Amerikës: Koronavirusi, rastet e 3 javëve të fundit në Shqipëri, sa në 3 muajt e parë të epidemisë.

Meta kërkon urgjent reflektim për Covid, po 5 ‘musketierët