Aktualitet

Meta kthen ligjin për Koncesionin e Rinasit

Meta kthen ligjin për Koncesionin e Rinasit

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur të nxituar zgjatjen e kontratës me kompaninë koncesionare të Aeroportit të Rinasit me 13 vite. Në konferencën për shtyp, ku Meta flet për mungesë analize, gare, transparence dhe marrëveshje të kryer më shpejt sesa kërkojnë procedurat ligjore, i shtroi disa pyetje publike dy ministreve, të Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministres së Financave Anila Denaj për të cilat tha se kanë firmosur në Kamëz marrëveshjen. Justifikimi është investimi!

Meta:

Kur e keni zhvilluar procesin me kompaninë koncesionare? Kur keni dakordësuar draftin e marrëveshjes shtesë me 13 vjet? Kur e keni konsultuar këtë kontratë të dakordësuar me ministritë e tjera, drejtësisë, asaj të brendshme, se janë vjedhur herë pas here dhe shuma të jashtëzakonshme? Ku shkuat dhe nënshkruat në Kamëz? Kur e përgatitët dosjen që ta çonit tek Këshilli i Ministrave? Si i bëtë këto brenda një dite? Dy ministret janë shmangur t`i dërgojnë presidentit praktikën ndërkombëtare.

U firmos marrëveshja në Kamëz me vrap dhe Kuvendi e miratoi. Kemi dy standarde, duhet 8 ditë të vijë shkresa, pra duhej të vinte shkresa me 23 shkurt.

Në këtë praktikë të qeverisë ka konstatime dhe më skandaloze, miratimi i shtryrjes së kontratës shkel ligjet ndërkombëtare. Kanë harruar që shoqëria koncesionare nuk ka asnjë element të huaj pasi është themeluar në Shqipëri nga ortakë me nënshtetësi shqiptare. Ajo që po ndodh është se afati 13 vjeçar i shtyre, është në vetvete më shumë sesa afati i përgjithshëm i kontratës se kontrata e përgjithshme është 22 vjet, përmes negocimit të hapur, tani shtyhet me 13 vjet pa asnjë konkurrim. Është shkelur neni 31 pika 4 e ligjit për koncesionit.

Propozimi është miratuar nga Këshilli më 27 janar 2021, ligji është depozituar po nga ata në Kuvend dhe po më 27 janar konferenca e kryetarëve në Kuvend e ka futur në kalendar.

I është dashur vetëm një ditë të firmosë dhe t`i propozojë Kuvendit për miratim këtë ligj në kundërshtim me çdo rregull, Kuvendi e ka miratuar në komisionin e ligjeve më 4 shkurt dhe në seancë më 8 shkurt. Është e qartë se me çfarë urgjence veproi Kuvendi për miratimin e kësaj kontrate, kur ka ligje me shumë rëndësi për shqiptarët. Kjo marrëveshje zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vjet afatin e koncesionit. Ndërkohë sot ka ngelur dhe 6 vite për të përfunduar kontrata e parë e koncesionit, qeveria pa transparencë.