Aktualitet

Meta ndaj akuzave për procedurën e posaçme të shtetësisë: Besa Shahini s'do e kishte marrë nëse nuk do e përdorja

Meta ndaj akuzave për procedurën e posaçme të

Presidenti Meta u është përgjigjur akuzave se ka anashkaluar procedurat ligjore për të dhënë shtetësinë shqiptare në disa raste. Ai tha se akuzat janë shpifje, duke shtuar se presidenti ka përdorur procedura të posaçme siç ia lejon Kushtetuta, ai mori si shembull ish ministren e Arsimit Shahini, gazetarin Baton Haxhia dhe bashkëshorten e ish ministrit Ylli Pango.

Të gjitha këto janë shpifje, për arsye sepse Kushtetuta e ka patur të qartë që shtetësinë e jep vetëm presidenti, së dyti ka patur dy procedura, ta dinë qytetarët që janë shqyer me mashtrime keto ditë për tu larguar vëmendja nga inceneratorët, afera e tmerrshme.

Sipas tyre është normale që Batoni (Gazetari nga Kosova) e ka marrë me procedurë të posaçme shtetësinë nga një president i mëparshëm,por është anormale që Tim Memeti ta marrë me procedurë të posaçme pse? Sepse ai mbron dhe Shqipërinë dhe kufijtë e Kosovës, së dyti në rast se, presidenti Meta nuk do përdorte procedura të posaçme jo sipas ministrisë së Brendshme, Besa Shahini që ka qenë ministre arsimi nuk do e kishte marrë akoma nënshtetësinë.

Si ky rast ka shumë të tjera, kur vetë qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për shumë qytetarë të ndryshëm. Këta shqetësohen më vjen keq që e përmend, pse kam marr me procedurë të posaçme partneren e bashkëshorten e Yli Pangos, ajo duhet ta kishte marrë para 3 vjetësh me procedurat e ministrisë së Brendshme,se për 5 vjet çdo njeri e mer, ku kemi të bëjmë me bashkim të rregullt familjar, ça të bëjë presidenti kur i thonë na e bllokojnë zvarrisin pengojnë? Është e konfirmuar zonja në fjalë dhe nga Shërmbimi informativ, dhe është brenda rregullave dhe nuk përbën shqetësim për terroziëm. Fiken radarët e  nuk cënohet siguria, por avionët që bëjnë ato punët e tjera apo jo.…