Aktualitet

Meta nga Korça: E mësova nga mediat greke se çfarë po ndodhte me ‘Marrëveshjen për Detin’.

Meta nga Korça: E mësova nga mediat greke se çfarë po

Nga Korça, Presidenti Meta deklaroi se kryeministri Rama nuk është konsultuar me të, lidhur me vendimin që çështja e caktimit të kufijve detar dhe zonës ekskluzive ekonomike të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Meta tha me ironi se falënderon mediat greke dhe përfaqësues të Greqisë për informacionet.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Gazetarët: A është konsultuar kryeministri me ju për Detin?

Meta: Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësues të Greqisë që marrim më shumë informacion.

Gazetarët: Është konsultuar me ju?

Meta: Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president këtej vërdallë se nuk e di që president është një, është Ilir Meta.

Meta iu përgjigj edhe njëherë akuzave të Ramës se ka takuar dhe është shoqëruar me një subjekt të OFL-së.

Gazetarët: Rama tha se jeni takuar me subjekte të OFL

Meta: A tha para se të mblidhet asambleja që Meta takon persona të botës së krimit, ca i thashë unë? O zotëri unë nuk jam shoku yt, më thuaj kë kam takuar, thuaja dhe shqiptarëve dhe asamblesë mos e kthe në asamble tradhtare se ju e dini si u përgjigjen shqiptarët me top, e ka tregu historia. Kush është, kur e kam takuar, se unë kam qenë i shoqëruar nga Garda, nëse e kam takuar për t`u angazhuar me zgjedhjet, unë jap dorëheqjen.