Meta: Nuk ka nevojë të jesh lypës kur mund të jesh partner serioz

Presidenti Meta u pyet për një deklaratë të kryeministrit Edi Rama për sigurimin e vaksinave i cili tha: Në një garë lypsash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë.
A mund të ketë një pikë pozitivë për Ramën me këtë deklaratë?
Presidenti Meta u përgjigj shkurt me një fjali duke thënë se nuk ka nevojë të jesh lypës kur mund të jesh një partner serioz: Nuk ka asnjë arsye për të qëne lypës kur mund të jesh partner serioz dhe i besueshëm.
Pjesë nga intervista në News 24:
-Nuk është thënë vendi nga kanë ardhur vaksinat
Meta: Çdo vend demokratik dhe që i takon shtetit të së drejtës transparenca është elementi i parë që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve publike dhe shtetërore, është e domosdoshme, por nuk është hera e parë kjo. Çdo vend demokratik duhet të respektojë parimet e shtetit të së dejtës, se ndryshe hyn në sferën e trafikimit dhe kontrabandës.
-E shton kjo skepticizmin e qytetarëve?
Meta: Është e rëndësishme të ketë siguri të plotë për vaksinën, për të gjithë elementët, se ka të bëjë me shëndetin, pasojat e mundshme dhe kjo është detyra e qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse.
-Vetë ju keni kërkuar të vaksinoheni, ju është ofruar?
Meta: Prioritare është vaksinimi i mjekëve, sanitarëve, personelit.
-Ku është gabuar deri tani qoftë nga qeveria qoftë nga institucionet shëndetësore?
Meta: Duhet të kishte transparencë më të madhe që në fillim. Mbështetja ka qenë minimale në krahasim me vendet fqinje.
-Isha lypësi më shembullor tha Rama për vaksinat e sigurimin e tyre, a ka pikë pozitive për kreun e qeverisë?
Meta: Nuk ka asnjë arsye për të qëne lypës kur mund të jesh partner serioz dhe i besueshëm.
*Tiranapost.al.