Aktualitet

Meta sulmon Vangjush Dakon: Koha për drejtësi!

Meta sulmon Vangjush Dakon: Koha për drejtësi!

Kreu i shtetit ka 'sulmuar' Vangjush Dakon, pa përmendur emra, por me lajmin e portalit ‘Reporter.al’ ku shfaqet në foto ish-kryebashkiaku krah kryeministrit Edi Rama, mbi një titull ku flet për investigim lidhur e inceneratorin e Sharrës, ku sipas këtij portali po dëmton Durrësin, më saktë po e falimenton.

Presidenti Meta ka kërkuar hetim të thelluar për shpërdorimin e miliona euro taksave të qytetarëve të Durrësit.

Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan:

“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve  të Durrësit është zgjidhja e vetme. KOHA PËR DREJTËSI!”.

Meta sulmon Vangjush Dakon: Koha për drejtësi!