Aktualitet

Meta pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme: Asnjë forcë politike nuk po shmanget

Meta pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme:

Pas dekretimit të datës 6 mars për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Presidenti Ilir Meta bëri thirrje nga Shkodra që aktorët politikë dhe qytetarët të votojnë.

“Sot kam firmosur dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore ne 6 mars në 6 bashki te vendit, ku përfshihet dhe bashkia e Shkodrës. Proces që u arrit pas konsultimeve me institucionet përgjegjës, me KQZ, i cili do te ketë barrën e organizimit te punes për një proces shembull, dhe për këtë është nxitja ime për aktoret dhe qytetarët që do marrin pjese.”

Meta e konsideroi 6 marsin një moment të rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend, ndërkohë që tha që asnjë forcë politike nuk po shmanget

“Nuk janë zgjedhje kombëtare apo te përgjithshme vendore por është proces që përfshin disa bashki kryesore te vendit. Problemet me te cilat ndeshet vendi ynë prej kohesh kane te bëjnë me respektimin që duhet te kemi të gjithë ndaj institucionit te votës se lire. Nxis aktoret të dëshmojnë respektin e duhur.

S’ka shmangie te asnjë force politike! As të PS, as të PD, as të LSI, PBDNJ, e partive qe jane pjese e sistemit politik. “

Meta: Presim te çelim negociatat me BE

Presim te punojmë me Maqedoninë e Veriut që brenda muajve te ardhshëm te çelim negociatat për anëtarësim me BE, dhe ky është moment i rëndësishëm për te treguar reflektim nga aktoret politike, institucionet, shoqëria civile, media te cilen e ftoj te jete transparente ne këto zgjedhje.

Pyetjes nëse mazhoranca është e favorizuar në këtë, Meta iu përgjigj duke thënë se ata që përfitojnë nga 6 marsi do jenë qytetarët:

“Te favorizuar janë qytetaret që do të kenë në 6 mars mundësinë te zgjedhin midis disa kandidatëve. Nuk e kishin këtë mundësi ne 30 qershor dhe tani që jepet kjo mundësi është ne interesin e qytetarëve te zgjedhin! Ata që përfitojnë nga 6 marsi do jenë qytetaret.”

Meta u shpreh për gazetarët që do donte të kishte zgjedhje kudo, jo vetëm në 6 qytete:

"Presidenti merr informacion zyrtar nga Këshilli i Ministrave dhe nga KQZ dhe s’ka patur informacion nga këto institucione dhe presidenti ka bashkëpunuar me to sapo u be i qarte që s’do kishte vendim tjetër. Presidenti por edhe qytetaret, do te dëshironin te zgjidhnin kudo dhe jo vetëm ne 6 qytete. Vendimi i GJK e beri te pamundur."

Presidenti foli edhe për vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, vendim të cilin e cilësoi farsë:

"Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve te 25 prillit, me farsën për shkarkimin e presidentit jashtë afateve dhe logjikes se kushtetutës, që një parlament mund te ndërmerrte një nisme vetëm pse ka bere intervistë te kolegu juaj Cim Peka, kaq mjafton për të patur atmosfere optimiste dhe pozitive. Ne ketu do jemi. Ne histori do hyje 6 marsi!"