Aktualitet

Meta: Pas mbarimit të mandatit si president kthehem në politikë

Meta: Pas mbarimit të mandatit si president kthehem në politikë

Presidenti Meta ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. Sipas tij, planet iu shkatërruan më 25 prill, duke nënkuptuar rezultatin e dobët të LSI-së në zgjedhje.

“Unë kisha disa plane të tjera. Plani im ishte të kalojmë këtë situatë të rëndë, por ndryshuan pas 25 prillit. Plani im ishte që të bëj dhe një mandat tjetër si president. Por tani nuk kam zgjidhje tjetër veçse të jem aktiv në politikë edhe pas 24 korrikut pasi të mbarojë mandati

Ilir Meta i ka përballuar dhe do i përballojë të gjitha vështirësitë deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të mbrojë shtetin. U kërkoj falje të gjithë shqiptarëve për të gjithë ato dëme të shkaktuara deri në 25 prill me deklarata.

Më tha dikush evitoji pak këto shprehje. I thashë po nuk është qëllimi im mor profesor a e kupton se cfarë duan të bëjnë këta. Po cfarë të bëjë presidenti kur ia marrin hapur kompetencat duke u betuar tek Lana”, tha Meta për Syri Tv.