Aktualitet

Meta pas takimit me Grenell: Mbështes përpjekjet e tij për promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal

Meta pas takimit me Grenell: Mbështes përpjekjet e tij për

Presidenti Ilir Meta është takuar me të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta në rrjete sociale.