Aktualitet

Meta shkon sërish në SPAK

Meta shkon sërish në SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar për herë të dytë në SPAK.

Siç dihet, ka disa çështje të hapura për Metën në SPAK, si ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë të kryera nga Monika Kryemadhi.

Kësaj radhe, Meta vetë foli për mediat ku sqaroi se sot është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë. Sipas Metës, çështja u rihap dëshmisë së një kallëzuesi të rremë.

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.