Aktualitet

Meta: Telefonat tanë përgjohen nga shërbime sekrete të brendshme dhe të huaja

Meta: Telefonat tanë përgjohen nga shërbime sekrete të

Teksa sqaronte një moment kur kishte kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, në një bisedë telefonike me Gramoz Ruçi, kryeparlamentar në atë kohë, Presidenti Meta tha se kishte qenë i rezervuar në këtë telefonatë, pasi telefoni i tij përgjohet.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ia thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta për Syri Tv.