Aktualitet

Meta thirrje qeverisë për situatën nga Covid-i: Duhet një strategji e re

Meta thirrje qeverisë për situatën nga Covid-i: Duhet një

Presidenti Ilir Meta e nisi konferencën për media me një thirrje për qeverinë dhe mazhoranca për reflektim, ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.

"Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie. Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë", tha Meta

I pyetur nëse do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën, kreu i shtetit u përgjigj:

“Janë zhvilluar disa mbledhje dhe në të ardhmen nëse do duhet patjetër që do zhvillohet. Kam kërkuar takim me ministren Manastirliu dhe sa më shpejt ta realizojmë që të gjykojmë mbështetjen që mund të japë. Në çdo rast mendoj se çdo qytetar duhet të sillet vetë në një mënyrë më të kujdesshme”.