Aktualitet

Meta tregon si po kalon ditët e karantinës dhe ndjesia kur bëri testin e koronavirusit

Presidenti Meta ka treguar se këto ditë ku të gjithë janë të izoluar po i kalon sa në shtëpi dhe sa në zyrën presidenciale. Ai thotë se e ka pasur të vështirë të mësohet me mos-dhënien e dorës për të evituar infektimin dhe tregon se si u ndje kur bëri testin e koronaviurusit. Ka zbuluar gjithashtu që fëmijët e tij nuk janë jashtë por në shtëpi me të dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Meta tregon si po kalon ditët e karantinës dhe ndjesia kur bëri

Lexoni bisedën si më poshtë nga emisioni Open.

Ku i kaloni ditët e karantinës?

E kaloj mes zyrës dhe banesës ku po rrij këto ditë, përpiqem të kem sa më pak kontakte , kuptohet që dhënia e dorës nuk ekziston më ,e kam pas të vështirë të mësohem me këtë zakon, por jemi të detyruar ti përshtatemi kësaj situate të re dhe të kryej detyrat dhe përgjegjëtë e mia në radhë të parë si president dhe kryetar shteti.

Keni deklaruar se e keni bërë testin që dolët negative, si e përjetuat

Jam shumë i lumtur që e bëra testin për aryse sigurie ndoshta s’do ta kisha bërë por mora për fat të mirë një informacion që kisha qenë një plalestër me nje qytetar që kishte rezultuar pozitiv. Kështu që me e bukura është se ndërkohë unë kisha plan që të dhuroja gjak. Sepse kishim një apel nga qendra e grumbullimit të gjakut për të ndihmuar të gjithë të sëmurët talasemikë dhe për të nxitur këtë proces.  

Si po e përjetoni me fëmijët? Ata janë jashtë?

Jo janë të gjithë këtu në karantinë, vijonë mësimet në distancë s’ka puthje dhe përkedhelje. Të gjithë po e kalojmë kështu këtë situatë.