Aktualitet

Meta zbardh një platformë për negociatat dhe thotë se Rama nuk i ka kthyer përgjigje

Meta zbardh një platformë për negociatat dhe thotë se Rama

Presidenti Meta ka bërë publike një platformë që lidhet me përshpejtimin e procesit të negociatave por thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri Rama. Duke përmendur kushtet, ngërçin në Kushtetuese, përplasjet me KLD, Meta i përmendi pikat e platformës bazuar tek 15 kushtet për negociatat. 

-Maxhoranca dhe opozita parlamentare dhe joparlamentare të përfundojnë reformën zgjedhore duke adresuar dhe bazuar tek rekomandimet e OSBE ODIHR.

-Këshilli i emërimeve në drejtësi të vazhdojë funsionimin në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

-KLD duhet të vazhdojë të dorëzojë listat e kandidatëve sipas radhës president,parlament ,president.

-KLD të garantojë pjesëmarrjen e avokatit të popullit në procese. 

-Mandati i kryetarit aktual të KLD përfundon me emërimin e tre gjyqtarëve. Anëtari aktual humbet të drejtat të ushtrojë detyren. KLD vazhdon të funksionojë sipas ligjit. (Ardian Dvorani)

-Parlamenti shqiptar të plotësojë çdo boshllëk ligjor që presidenti dhe parlamenti të hedhë shortin për plotësimin e vakancave në KLD.

-Parlamenti të tërhiqet nga çdo nismë për anëtarët e Kushtetesueses.

-Parlamenti të tërhiqet nga paketa anti shpifje dhe çdo nismë e ngjashme. Çdo ndryshim ligjor në lidhje me reformën në drejtësi të bëhet me konsensus unamin të Këshillit Politik.

-Palët të bien dakord që brenda qershorit të emërojnë kryenegociatorin për anëtarësimin në BE.

-KLGJ dhe KLP të miratojnë menjëherë harëtën gjyqësore të burimeve njerëzore.

-Të plotësojnë vakancat nga dorëheqjet nga vetingu.

-KLGJ të japë përfaqësi të vlerësimit të GJ. Apelit dhe të marrë masat për proces të rregullt ligjor.

-Parlamenti shqiptar të shqyrtojë proces të drejtë me kandidatët në KLSH.

S'kam marrë asnjë përgjigje për këto.