Aktualitet

M’i kurseni komentet për anti-shqiptare, por dy fjalë për turizmin dhe ku çalon ai

M’i kurseni komentet për anti-shqiptare, por dy fjalë për

Jona Dervishi, dikur shumë e njohur si zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit ka shkruar një status për turizmin si fillimsezoni. Nuk është fokusuar tek bukuritë natyrore (të pamohueshmet), por tek çmimet dhe shërbimi. A nuk ankohemi të gjithë për këto?

M’i kurseni komentet për anti-shqiptare, por dy fjalë për

“Jam dakord që të kontribuojmë për turizmin vendas, sepse ku ka më mirë se t’i bësh nder bashkëkombësave të tu! Por....... Në vendet tona ‘turistike’ në kulm të fluksit mezi gjen hapur pas ores 22:30 një supermarket, një Farmaci... Porosia në lokale vjen me shumë vonesë, edukata turistike është një zero me xhufkë edhe në Resorte me 5 yje! Shërbimet nga personeli janë sikur po t’i bejne free (ndërkohë që çmimet janë shumë të larta nga çmund t’i përballojë një popull nën mesataren). Infrastruktura po ndryshon për mirë ok ja një gjysmë anë pozitive, ama çalojmë shumë në edukatë, në profesionalizëm, etj! Duhet bërë shumë më shumë për Turizmin në Shqipëri sepse çalon saqë dhe ajo paterica që e mban do thyhet fare! M’i kurseni komentet për ‘anti-shqiptare’ se pikërisht ngaqë jam patriote dua progresin e vendit tim e jo të kënaqem me dy ‘shkuma party’ e dy pishina luksoze”, shkruan Jona.