Aktualitet

Mike Pompeo uron shqiptarët për Ditën e Famurit. Thotë se ka dhe një arsye tjetër për të festuar këtë vit

Mike Pompeo uron shqiptarët për Ditën e Famurit. Thotë se ka

Sot me 28 Nëntor 2020 bëhen 108 vite nga ngritja e Flamurit në Vlorë. Politikanët shqiptarë e nisën ditën me urimet përmes statuseve në rrjeteve sociale. Edhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. 

Në deklaratën e publikuar nga Ambasada Amerikane, Pompeo thotë se këtë vit shqiptarët festojnë edhe vendimin e BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë: 'Në shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE'. Teksa përmend edhe sfidat me pandeminë aktuale të koronavirusit, Pompeo përcjell mesazhin e bashkëpunimit mes dy vendeve: SHBA-Shqipëri.

Mesazhi i plotë: 

Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19.

Mike Pompeo uron shqiptarët për Ditën e Famurit. Thotë se ka

*Tiranapost.al.