Aktualitet

Militantët e PD sulmojnë automjetin e kryeplakut të Lukovës! Procedohet një 60-vjeçar

Militantët e PD sulmojnë automjetin e kryeplakut të Lukovës!

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, militantë të Partisë Demokratike kanë[ sulmuar automjetin e kryeplakur të fshatit Lukovë në Himarë. Ata kanë shpuar gomat e makinës në pronësi të këtij të fundit si dhe kanë shkruar “VOTO PD” me sprajt.

Sipas njoftimit të Policisë si i dyshuar në lidhje me ketë ngjarje është proceduar penalisht shtetasi me inicialet J.Gj., 60 vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Militantët e PD sulmojnë automjetin e kryeplakut të Lukovës!

Tiranapost.al