Çmimet e apartamenteve rriten me 15%! Cilat janë zonat më të shtrenjta

E Mërkurë 22 Janar 2025, 13:08
TiranaPost
Rritja e çmimit të apartamenteve do të vijojë rritjen edhe në vitin 2025. Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të ndërtimit, si dhe investimet e reja janë disa nga faktorët që ndikojnë në këtë rritje, raporton Euronews.
Rritja e çmimeve vihet re në zona që, më parë, konsideroheshin si periferike. Kjo për shkak të investimeve që janë bërë, duke rritur vlerën e pronës.
Unaza e Re ka marrë një zhvillim shumë të madh, duke rritur vlerën e pronës me 10-15% krahasuar me dy vite më parë, thonë ekspertët.
Kjo rritje do të vijojë gjithashtu në zonat ku po kryhen investime, si zona e Bulevardit të Ri.