Aktualitet

Ministeriali i OSBE, Rama: Na pengoi pandemia, por Shqipëria ia doli me sukses!

Ministeriali i OSBE, Rama: Na pengoi pandemia, por Shqipëria ia doli me

1 vit Shqipëria mbushi në kryesimin e OSBE, dhe sot kryeministri Rama mban një fjalim përmbyllës në ministerialin e OSBE-së, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Rama tha se edhe pse Shqipëria një vend me eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses në misionin e saj: Ai e quan një deputim dinjitoz të kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria.

Edi Rama: 

-Pandemia e Covid, na pengoi rrugën por ne ia dolëm

-Nisëm një aktivitet tejet sfidues për Shqipërinë.

-Shqipëria mori përgjegjësi më shumë se çdo shtet tjetër.

-S'duhet të harrojmë potencialin e ndikimit që kemi të bashkuar

-Gjithçka ishte kundër nesh krizë përmbi krizë, por ne ia dolëm

-Jam krenar sepse ky duket se është këshilli më produktiv ministror

-Kemi realizuar ambiecien për barazinë gjinore

-Angazhime të reja kundër krimit e korrupsionit

-Krenar që lë shenjën time në sekretariat të barazuar gjinor

-Kryesia nuk është e lehtë, OSBE është rikthyer në skenë

-Do mbetemi krah jush

-Këtu përfundon misioni ynë. I uroj suksese Suedisë. 

*Tiranapost.al.