Aktualitet

Ministri Ahmetaj sqaron rastet kur familjet s’duan bonusin e qirasë dhe kur marrin para kesh për t'i rregulluar vetë dëmet

Ministri Ahmetaj sqaron rastet kur familjet s’duan bonusin e qirasë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i përgjigjet akuzave lidhur me procesin për ndërtimin e shtëpive të reja apo shlyerjen e detyrimeve për ato familje banesat e të cilëve kanë pësuar dëme të riparueshme.

Ahmetaj sqaron se shumë familje nuk lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe rrinë në çadra sepse s’duan të lëvizin për arsyet e tyre, ndërsa shtëpitë e gjithëve atyre ankohen do u ndërtohen dhe janë të përcaktuara me dokumente se ku. Ai përmendi me emra disa nga rastet:

“Akuza është në Krujë, jetojnë në një konteiner shumë të vogël me 5 pjesëtarë, thotë Indriti. Fakti, është përfitues i programit, dhe do i rindërtohet në Krujë. Kjo është akuza. Vijmë te dokumentet. Ja ku e ke Indrit Sami Primi. është vlerësuar. I është ofruar bonusi i qirasë. Një pjesë e mirë nuk duan të lëvizin, dhe rrinë në çadra. Akuza, s’ka marrë përgjigje për rindërtimin e shtëpisë. Selman Mirdita. Fakti po trajtohet me bonus qiraje. Shtëpia i ndërtohet në Thumanë. Ja vlerësimi, DS4. Ja Selman Mirdita. Edhe nr/telefoni, edhe rruga etj. Ankohet mirë, pse ankohet. Andon Shota. Ja ku e ke, çadër në kushte të vështira. Nuk e kam ofruar bonusin e qirasë. Do t’i rindërtohet shtëpia në sajtin e ri në Krujë. E drejta e tij mos lëvizë nga shtëpia dhe rri në çadër, se kanë toka e bagëti.

Ministri u pyet gjatë emisionit ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, nëse mund të ketë abuzime në rastet e dorëzimit të parave kesh te qytetarët, me të cilat duhet t’i riparojnë vetë dëmet.

“Bashkia e ka për detyrë të ndjekë punimet në këto shtëpi. Me të vërtetë i merr lekët por të vjen bashkia dhe të shikon. Shteti s’ka detyrë të vijë me detyrim dhe të të thotë rregullo murin e shtëpisë. Nuk jemi në komunizëm apo diktaturë t’i them bëj murin ose të arrestoj”, sqaroi ministri.