Aktualitet

Ministri i Brendshëm Çuçi përgjigjet pas akuzave: Kam një shoqatë velierash dhe jo kompani skafesh!

Ministri i Brendshëm Çuçi përgjigjet pas akuzave: Kam

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas akuzave se ka një kompani skafesh. Ai thotë në Facebook se ka një shoqatë velierash, pasion me miq të tij dhe se në asnjë rast kompani skafesh.

Reagimi Cuçit

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.
Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.
Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.

Akuzat

Ditën e djeshme Sali Berisha akuzonte Çuçin se ka në pronësi një kompani skafesh.

Ndërkaq sot, pas statusit të ministrit, Berisha shkruan sërish:

"Ministri i familjes Çuçi eshte skafo-minister!

Te dashur miq, mediat njoftojne se ministri i familjes Çuçi eshte anetar i Shoqates se Skafisteve, pra eshte Skafo minister ose xhan i skafisteve dhe veprave te tyre.
Shoqata e ministrit te familjes, i cili ende nuk ka thene asnje fjale per vrasjen makaber te vogelushes 7 vjecare nga polici trafikant, ka anetare kontrabandiste si S. Topçiu dhe trafikante si Roland Ziu. sb

Ketu me poshte keni te dhenat qe faktojne pasionin e tij te cmendur per skafet, trafikantet dhe kontrabandistet", shkruan Berisha.