Aktualitet

Ministri i Jashtëm grek nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Ministri i Jashtëm grek nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të udhëtojë nesër drejt Shqipërisë, për bisedime me krerë të politikës në vend.

Media greke ‘Ekathimerini’ thotë se, fillimisht ministri Dendias do të takojë homologun e tij Gent Cakaj, rreth orës 11:00. Bisedimet pritet të përqendrohen në çështjet bilaterale dhe evropiane, perspektivat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Më pas Ministri i Jashtëm do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Në përfundim të takimit me Ramën do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu është parashikuar që ministri grek të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare, si me dhe me biznesmenë grekë që operojnë në tregun shqiptar. Dendias do të takohet edhe me Kryepeshkopin Anastasios të Shqipërisë.