Aktualitet

Ministri i Jashtëm italian në Shqipëri. Takimet dhe tryeza ku po merr pjesë

Ministri i Jashtëm italian në Shqipëri. Takimet dhe tryeza ku po

Ka mbërritur sot në Tiranë ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio. Ai po merr pjesë në një tryezë të organizuar nga ministria e Drejtësisë për luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi, si shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Di Maio tha se Shqipëria mund të mbështet tek shteti fqinj Italia me projektet shumëpalëshe p?7r drejtësinë: 

“Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”.

Më tej Di Maio tha se korrupsioni është pengesë për zhvillimin.

'Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës. Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave'.

Ministri i Jashtëm italian në Shqipëri. Takimet dhe tryeza ku po

Mësohet se ministri Di Maio do të takohet më pas edhe me liderët politikë shqiptarë.

Njoftimi nga Ambasada: 

 “Sapo mbërriti në Shqipëri për një vizitë institucionale Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’.