Aktualitet

Ministri i Ramës, Manja: Policia e shtetit dinjitet profesional përballë papërgjegjshmërisë së të dy palëve

Ministri i Ramës, Manja: Policia e shtetit dinjitet profesional

"Sot ka qene ndoshta sfida me e komplikuar per një Polici Shteti ne demokraci, sepse kjo e sotmja eshte nje ngjarje e padegjuar ne historine politike te planetit. S'ka bere vaki ne bote qe nje parti politike te kthehet ne nje arene lufte me mjete mesjetare, mes dy palesh te ekstremizuara ne skaje te papara ndonjehere. Policia e Shtetit e ka kaluar me dinjitet te larte profesional kete sprove perballe papergjegjshmerise me absurde te te dyja paleve te perfshira ne konflikt. Tani qe me e keqja ka kaluar me se miri, prokuroria dhe policia duhen mbeshtetur pa rezerve ne kryerjen e detyres se nxjerrjes para ligjit te pergjegjesve te asaj skene krimi jashte dhe brenda godines se ketij ballafaqimi mesjetar. I bejme thirrje paleve te vetepermbahen dhe te mos pengojne me veprime ose mosveprime te qellimshme organet ligjzbatuese te bejne detyren", shkruan Ulsi Manja në Facebook.