Aktualitet

Ministri Klosi për deklaratën me muzikën dhe virusin: Pse i qëndroj prapë, qesha shumë me ata që bënë humor

Ministri Klosi për deklaratën me muzikën dhe virusin: Pse i

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u komentua në media për deklaratën e tij që muzika përhap virusin. Kështu e me këto fjalë e morën disa, kryesisht nga kundërshtarët e tij por sonte ai e ka sqaruar duke përmendur lidhjen mes valëve, energjisë, të bërtiturat brenda lokaleve nga muzika e lartë që bën të lëshohen më shumë spërkla. Ndërsa shton se qeshi shumë me ata që bënë humor.

Intervista në ABC News:

Një pyetje të fundit edhe për pak humor. Ke qëndruar larg muzikës? Se deklarata nuk do të ndahet...

Klosi:

Prapë i qëndroj asaj që thashë që është tashmë shumë evidente, në vendet ku ka muzikë të lartë nuk duhet të rrihet. Unë i kërkova ndjesë komunitetit të artistëve që u ndjenë sikur u goditën se sikur kam thënë ‘muzika të vret’. Muzika e lartë në ambientë të mbyllura, nuk të vret muzika, valët e muzikës krijojnë një situatë le të themi; njerëzit flasin me zë të lartë, flasin me spërkla shumë më tepër, dhe kudo në botë është kjo situatë që nuk duhet, dhe po ashtu për mënyrën fizike të lëvizjes ajo vala krijon një lloj energjie të brendshme në lëvizje pastaj janë gjëra që i kam mësuar në shkollë kam bërë elektronikë, analizën e sinjalit e kemi bërë, ka qenë një nga lëndët më të vështira të elektronikës të asaj kohe.

Për të mos e hapur këtë debat, për humori; i kërkova ndjesë muzikës dhe njerëzve të muzikës, qesha shumë me ata që bënë humor dhe ata që deshën të futeshin në teknikalitete i refuzoj.

*Transkriptuar nga Tiranapost.al.