Aktualitet

Ministri Lleshaj kallëzohet në SPAK nga opozita parlamentare për tenderin e uniformave të policisë

Ministri Lleshaj kallëzohet në SPAK nga opozita parlamentare për

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka janë kallëzur në SPAK. Janë deputetët e opozitës së re, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri të cilët kanë dërguar kallëzimin në prokurorinë e Posaçme, pasi pretendojnë se tenderi për uniformat e policisë i është dhënë një kompanie gërmimesh që nuk ka lidhje me rrobaqepsinë.

Në kallëzim thuhet se Lleshaj ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës. Në letrën e Grupit Parlamentar, ministri LLeshaj akuzohet për:  “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244.

“Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
“Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
“Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260;

Ministri Lleshaj kallëzohet në SPAK nga opozita parlamentare për

Ministri Lleshaj kallëzohet në SPAK nga opozita parlamentare për

Ministri Lleshaj kallëzohet në SPAK nga opozita parlamentare për

Për tenderin e uniformave të policisë, ka pasur akuza edhe nga PD-ja jashtëparlamentare, të cilët kanë thënë se ministri ka përfituar nga tenderi. Por Lleshaj është përgjigjur akuzave: 

 “Drejtuesit e PD-së vuajnë një krizë të thellë. Ata besojnë sinqerisht se kushdo që ka një pushtet vjedh, pasi ata vetë kanë vjedhur sa herë kanë pasur një mundësi për ta bërë këtë. Në vijim të kësaj logjike mjerane, përmes një deklarate dje, ata kanë parashikuar një vjedhje që do të ndodhë në të ardhmen, kur të përzgjidhet fituesi i një procedure prokurimi për uniformat e Policisë së Shtetit”.