Aktualitet

Ministri Lleshaj nga foltorja e Kuvendit: Nëse makina ime kushton mbi 49 mijë euro, jap dorëheqjen!

Ministri Lleshaj nga foltorja e Kuvendit: Nëse makina ime kushton mbi 49

Vlera e automjetit të Sandër Lleshajt ka hapur debate mes deputetëve dhe mediave prej një jave, ndërsa ministri i Brendshëm u shpreh sot nga fltorja e Kuvendit se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se nuk ka kushtuar 49 mijë euro, por më shumë.

Në kundërshtim të deklaratës së deputetit Andi Përmeti, Lleshaj tha se ai ka vetëm një makinë tip "Honda" të vitit 2010. Ndërkohë që sfidoi deputetin që të dorëhiqet nëse akuzat e tij, se mjeti kushton 100 mijë euro, nuk dalin të vërteta.

“Mjeti i blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme, nuk ka kushtuar 150 mijë euro apo 100 milionë euro, por vetëm 49 mijë euro.

Ju sfidoj të thoni kaq: Nëse ai mjet nuk ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen. Nëse nuk ka kushtuar 100 mijë euro atëherë jepni dorëheqjen ju, edhe pse ju e keni dhënë dorëheqjen (i drejtohet deputetëve të opozitës Halit Valteri e Andi Përmeti)”, tha ministri Lleshaj.

View this post on Instagram

Replika me deputetët e opozitës: Faleminderit z. Kryetar, Të nderuar deputetë z. deputet, Bëni mirë që bëheni zëdhënës i një personi të caktuar, që ju e quani media, nuk e di se kush është. Nuk i kam kthyer përgjigje asaj të ashtuquajturës media që ju përmendni, për arsye se nuk e konsideroj të denjë për t’i kthyer përgjigje. Po, juve ju kthej përgjigje. Por ju thatë diçka të bukur në fund, në që vend t’i turreni medias, shkoni në gjykatë. Në gjykatë shkon ai që ka një problem. Në qoftë se ju keni një problem me Ministrin e Brendshëm, duhet të shkoni ju në gjykatë. Unë s’kam probleme me median. Dhe po ju them këtë: - media, të cilës ju i referoheni, nuk e meriton emrin ose ndajshtimin "media", për sa kohë është një instrument i mashtrimit publik. Këtë fakt e di unë. Unë e di të qartë faktin që media, së cilës ju i referoheni ka bërë një mashtrim publik, për të cilin insiston në mënyrë kriminale prej disa ditësh. Po bëhen disa ditë që mashtron publikun në mënyrë skandaloze, duke thënë që “Sandër Lleshi ka blerë automjet”. Unë kam një automjet tip “Honda”, të vitit 2010, si Sandër Lleshaj. Kjo media nuk ka asnjë tagër të gjëmojë nga mbrapa automjetet, që përdor Ministri i Brendshëm, të cilat nuk janë vetëm një, janë disa. Dua t’ju them juve dhe publikut, që kjo media ka pasqyruar një fakt skandaloz, të rremë, që thotë “është blerë një automjet në vlerën 100 milionë lekë”, ndërkohë që është pasuar nga një media tjetër më e ndyrë se kjo, që thotë është 150 mijë euro. Unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, nuk ka kushtuar 150 mijë euro, nuk ka kushtuar 100 milionë, por ka kushtuar vetëm 49 mijë euro. Ju sfidoj që të thonë kaq: - në qoftë se ai mjet nuk ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen këtu. Në qoftë se ka kushtuar 100 milionë, atëherë jepni dorëheqjen ju. Megjithëse ju e keni dhënë dorëheqjen. Faleminderit.

A post shared by Sandër Lleshaj (@sanderlleshaj) on

Prej një jave ministri ka paralajmëruar se do të lërë postin drejtues në përfundim të mandatit.

Ministri Lleshaj nga foltorja e Kuvendit: Nëse makina ime kushton mbi 49