Aktualitet

Ministri Lleshaj: Pse shkova sot në Shkodër dhe çfarë do ndodhë me tregun 'rebel'

Ministri Lleshaj: Pse shkova sot në Shkodër dhe çfarë do

Numri në rritje në mënyrë të ndjeshme me të infektuar e ka kthyer vëmendjen në qytetin verior të Shkodrës. Ka pasur edhe deklarata përplasjeje politike mes Voltana Ademit dhe nga PS. Sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se shkoi në Shkodër për të parë masat e marra në tregje, por sipas tij atje nuk ishte marrë asnjë masë dhe pikërisht për këtë arsye kërkohet ndërhyrja e qeverisë.

Pse shkove në Shkodër? Sikletoset pak situata në Shkodër për shkak të bindjeve politike.

E pyet gazetari Sokol Balla dhe ministri Lleshaj përgjigjet:

Nuk ka asnjë lloj trajtimi ndryshe të Shkodrës, I kemi dhënë më shumë vëmendje se na ka detyruar të ndërhyjmë, janë gjëra që duhet ti bënte bashkia.

Ku ishte ndryshimi mes tregut në Tiranë dhe në Shkodër? Në dy tregjet pati grumbullime të njerëzve nqë nuk zbatuan masat e distancimit social.

Leshaj:  

Nuk kishte ndryshim të madh por reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë ishte i menjëhershem, me një ekip të madh u angazhua dhe u ndryshua katërcipërsisht. Veliaj nuk bën ping pong me qeverinë por përveshi mëngët.

Në këtë frymë me këtë qasje shkova në Shkodër, për të parë nëse do kishim përgjigje të ngjashme. Nuk jemi në situatën të bëjmë doktorin as ping pong. Politikën e testimit nuk na e bën Ademi, por e bëjnë ekspertët. Ajo duhet të punojë për të orientuar disiplinuar. Janë gjëra elementare që atje mungojnë.

Vajta pikërisht për të parë nëse është zbatuar kërkesa e qeverisë për riformatimin e tregjeve dhe fatkeqësisht rezultoi që jo. Nuk bëjmë dot hapin e dytë me mbyllje pa hapin e parë, me masa. Por mund të merret vendimi me mbyllje të tregut. 

Shkodra sot numëron 44 raste, duke ia kaluar edhe Durrësit. 377 është  numri i të prekurve  me koronavirus në Shqipëri.

-Tiranë           177 raste

- Durrës           38 raste

- Lushnje         5 raste

- Elbasan         10 raste

- Fier                26 raste

- Kavajë           8 raste

- Rrogozhinë    4 raste

- Korçë             16 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër         44 raste

- Lezhë            14 raste

- Berat              2 rast

- Has                12 raste

- Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

- Pukë               4 raste

- Mirditë           3 raste