Aktualitet

Kostoja e lumit më të egër në Europë dhe pse Shqipëria është e ekspozuar ndaj përmbytjeve!

Kostoja e lumit më të egër në Europë dhe pse

Rreth 8900 hektarë tokë janë përmbytur dhe 46 banesa të evakuuara në qarkun e Lezhës. Ky është bilanci që bëri ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ish ministri i Bujqësisë lidhur me dëmet e shkaktuara deri tani nga reshjet e dendura të shiut. Ai tha se dëmet e shkaktuara këtë vit nga përmbytjet për krahasim me vitin 2010 janë shumë herë më të ulëta. Megjithatë, ministri Peleshi tha se Shqipëria është e ekspozuar ndaj përmbytjeve.

Ai përmendi në Euronews dy zonat me rrezikun më të madh nga përmbytjet:

Ne rrezikun e kemi tek pjesa e NënShkodrës dhe në Lumin e Vjosës. Të mbash një lumë të egër në mes Shqipërisë, do të thotë të mbash edhe faturën e dëmtimeve që mund të ketë. Lumi Vjosë nuk ka dalë nga shtrati dhe kjo është pozitive. Vendi ynë është i ekspozuar ndaj përmbytjeve. Ajo që në kemi sot në dorë është të mund të bëjmë më të mirën.

Ndërsa për Liqenin e Fierzës ai tha se situata është nën kontroll: 

Shumë lumenj kanë rënë në shtratin e tyre. Kemi prurja të larta në kaskadën e Drinit. Fierza ka punuar me porta të mbyllura. Janë ulur reshjet, por po mbushet me shpejtësi Fierza, dhe këtë duhet ta themi. Kemi akoma një rezervë prej disa metrash në Liqenin e Fiezës. Ftohet moti, fillon bora,  ulja e temperaturave dhe nuk ka prurje në ditët në vijim, çfarë na jep mundësinë të prodhojmë në Fierzë. Deri tani menaxhimi ka qenë perfekt nga KESH, gjë që na ka dhënë dorë për të mos pasur dëme. 

*Tiranapost.al.