Aktualitet

Ministri Peleshi për vdekjen e majorit në Afganistan: Ngjarje e dhimbshme për të gjithë

Ministri Peleshi për vdekjen e majorit në Afganistan: Ngjarje e

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga jeta të ushtarakut me mision në Afganistan. Përmes një statusi në Facebook, Peleshi shpreh ngushëllimet dhe shkruan se pati një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ngjarja ka ndodhur dje, në orën 22:40, ora lokale në Afganistan. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Peleshi shkruan se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë kontingjentit shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. 

Postimi i plotë i Niko Peleshit: 

Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër në mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.
I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jonë në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë.

Ministri Peleshi për vdekjen e majorit në Afganistan: Ngjarje e

*Tiranapost.al.