Aktualitet

Ministri Çuçi paralajmëron shembje ndërtësash! Kush është skualifikuar nga legalizimet

Ministri Çuçi paralajmëron shembje ndërtësash! Kush

Ministri Çuçi ka mbledhur në një takim drejtuesit e IKMT-së. Sipas njoftimit zyrtar në faqen e ministrisë, gjatë mbledhjes është kërkuar nga IKMT nisja e procesit të shembjes për të gjitha ndërtesat që skualifikohen nga legalizimi.

“IKMT është një nga Agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme, sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi.

Ndërkaq në bregdet vijon operacioni “Bregdeti Ynë” që ka nisur prej muajit qershor, nga Velipoja në Ksamil. Janë shembur qindra objekte pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, janë vendosur qindra milionë gjoba ndaj subjekteve dhe shumë persona po ndiqen penalisht.

IKMT do të shembë gjithashtu ndërtimet pa leje edhe në zonat e mbrojtura, si dhe ato përgjatë akseve rrugore kombëtare.