Aktualitet

Ministri Çuçi: Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës nuk do të tolerohen

Ministri Çuçi: Protestat paqësore janë themelore në

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në protestën e PD-së, bashkë me një mesazh për protestuesit.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policia E Shtetit”, shkruan ministri Çuçi.