Aktualitet

Ministria e Jashtme për konfliktin me raketa në Rripin e Gazës: Sulmet anti Izraelit të pajustifikueshme

Ministria e Jashtme për konfliktin me raketa në Rripin e Gazës:

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar në lidhje me tensionet e përshkallëzuara në Jerusalem dhe sulmet e kryera me raketa kundër Izraelit. Ministria ka shpërndarë mesazhin në Twitter ku bën thirrje pë ulje të tensioneve. Sulmet me raketa ndaj Izraelit nga militantë palestinezë në Gaza i quan të pajustifikueshme që rrezikojnë përshkallëzim serioz të dhunës.

Reagimi i plotë:

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”.

Ministria e Jashtme për konfliktin me raketa në Rripin e Gazës:

Ministria e Jashtme për konfliktin me raketa në Rripin e Gazës:

Tensionet sipas REL shpërthyen pasi hyri në fuqi një ultimatum i grupit Hamas, i cili i kërkoi Izraelit të tërhiqte forcat nga dy vatra tensionesh në qytet.

Në përleshjet jashtë xhamisë al-Aqsa të Jeruzalemit, protestuesit palestinezë gjuajtën me gurë ndërsa policia izraelite përdori shashka dhe plumba gome.Hamasi mori përgjegjësinë për një sulm me raketë. Përleshjet ndodhin ndërkohë që Izraeli shënoi përvjetorin e marrjes prej tij të disa pjesëve të qytetit në luftën arabo-izraelite të vitit 1967.

*Tiranapost.al.