Aktualitet

Ministria e quan shqetësuese situatën e Covid këtë të shtunë: Arsyeja lidhet me të shëruarit

Ministria e quan shqetësuese situatën e Covid këtë të

Ministria e Shëndetësisë e quan shqetësuese situatën e ditës së sotme, jo nga numri i lartë i të prekurve, por nga numri i ulët i të shëruarve nga Covid.

“Gjendja paraqitet shqetësuese kjo edhe për faktin se gjatë ditës së sotme është regjistruar një numër shumë i ulët i personave të shëruar. Ditën e sotme janë shëruar vetëm 6 persona, (dje 69), teksa në spitale situata vijon të jetë e rënduar”, njoftoi Ministria.

Ndërsa nuk jepen më tej shpjegime lidhur me këtë situatë, nëse ndonjë nga arsyet mund të jenë se, virusi është bërë më agresiv apo kohëzgjatja e infektmit është shtuar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

120 rastet e reja të konfirmuara pozitiv ditën e sotme si rezultat i 590 testeve e çojnë në total numrin e të prekurve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 5396, e ndërsa viktima 161. Tirana mban vendin e parë të qaeqeve më të prekura, për t'u ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.

Lexo me shume: