Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë për 21 vjeçarin me Covid që humbi jetën: Ishte në intubim!

Ministria e Shëndetësisë për 21 vjeçarin me Covid

Ministria e Shëndetësisë konfirmon lajmin e ndarjes nga jeta të 21 vjeçarit nga Elbasani për të cilin u tha se ishte infektuar me Covid. Në përditësimin e sotëm të situatës së pandemisë, MSH tregon se 21 vjeçari po trajtohej në terapi intensive, i intubuar në spitalin Covid-2 Shefqet Ndroqi, dhe se ai kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

 ‘Nuk e ka fituar dot betejën një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2’.

Ministria nuk jep detaje prej sa ditësh ishte shtruar. Ndërkohë që mediat shkruajnë se 21 vjeçari i identifikuar me emrin Ledian Ceka është dërguar mbrëmë me urgjencë në spital, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, pasi po trajtohej në shtëpi nga Covid.