Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Tirana, vatra më e nxehtë e epidemisë së Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë: Tirana, vatra më e nxehtë e

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e koronavirusit në vend, Tirana, ndryshe nga njoftimet e tjera cilësohet si vatra më e nxehtë e pandemisë në Shqipëri.

Sot u shënua një rekord i ri të infektuarish, me 302 raste, ku Tirana kryeson me 173 të prekur në 24 orët e fundit. Tirana për shkak të numrit më të lartë të banorëve si dhe qendra e bizneseve kryesore në Shqipëri mbetet vatra më e rrezikshme e infeksionit. 

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj, deklaroi mbrëmë se nëse shifrat do jënë në rritje pritet të ketë ashpërsim masash, por nuk flitet për mbyllje në nivel kombëtar. Mund të ketë izolime zonash, ato më problematiket dhe nuk dihet nëse mund të merret një vendim për izolimin e Tiranës deri në uljen e kurbës.

Aktualisht, Tirana ka 3653 të infektuar aktivë. Durrësi renditet pas Tiranës me 724 raste aktive, ndërsa Qarku i Dibrës dhe Gjirokastrës mbeten dy qarqet me më pak raste aktive, nga 95 përkatësisht. 

Më poshtë keni tabelën me të infektuarit aktivë në vend:

Tiranë            3653

Durrës            724

Shkodër          494

Fier                  487

Korçë              459

Lezhë               369

Elbasan           334

Vlorë                 285

Berat                217

Kukës               178

Dibër                 95

Gjirokastër      95