Aktualitet

Ministria thirrje për prindërit në Tiranë!

Ministria thirrje për prindërit në Tiranë!

Ndërsa numri i rasteve të reja me Covid vijon të mbetet mbi 100, Ministria e Shëndetësisë ka një thirrje për prindërit në Tiranë.

Ajo apelon që të shmangin fluksin në QSUT, ku ndodhet edhe spitali i parë Covid, Infektivi.

“Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të epidemisë: Shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi”, njoftoi Ministria.

Mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesi për higjienën personale dhe ruajta e distancimit fizik, vijojnë të mbeten masat e thera që duhet të zbatohen.