Ministrja Balluku pas SPAK: Jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë
E Mërkurë 15 Maj 2024, 20:09
TiranaPost
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur sot në SPAK, ku u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës. Balluku u pyet si person që ka dijeni në lidhje me rrethanat e hetimit.
'Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kam dhënë dëshmi që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë. Kjo dosje ka bërë pis të madhe të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm.'- tha Balluku, pas përfundimit të marrjes në pyetje.