Aktualitet

Ministrja Denaj sqaron largimin e zëvendëses së saj: Iku për t’iu bashkuar familjes. Belinda suksese

Ministrja Denaj sqaron largimin e zëvendëses së saj: Iku për

Lajmi për largimin e Belinda Ikonomit nga posti i zv/ministres së Financave, u bë me dije pas publikimit të vendimit të Këshillit të Ministrave. Largim i saj u komentua në media si lëvizje e kryeministrit Rama, por eprorja e saj, ministrja Anila Denaj ka sqaruar me një status në Facebook largimin e Ikonomit. Ajo hoqi dorë nga posti për t’iu bashkuar familjes që jeton jashtë Shqipërisë. Ministrja e Financave Denaj i uron suksese të mëtejshme zëvendëses së saj.

Lexojeni të plotë statusin e Anila Denaj:

Një falënderim të veçantë? për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

Me largimin jashtë vendit për t'iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar.
Suksese të mëtejshme Belinda!?

Belinda Ikonomi u emërua në këtë post në 27 mars të vitit 2019, pasi ishte larguar nga detyra e drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.