Ministrja e Albin Kurtit sulmon Ramën për fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Kosovës
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
Pas fjalimit të mbajtur nga Kryeministri Rama në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ajo e cilëson fjalimin e Ramës si “fushatë kundër Qeverisë Kurti".
“Fjalimi i zotit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që kishim. Ishte një fjalim që e keqpërdori shumë mikpritjen e Kosovës, të tij dhe të delegacionit të tij.
Mendoj që nëse ai vjen për të bërë fushatë, duhet të vijë dhe ta bëjë këtë në mënyrë transparente kundër Qeverisë, pa keqpërdorur foltoren e Kuvendit”, tha ajo.
Për implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe ndërhyrjen e Ramës, Gërvalla tha:
“Nuk kishte asgjë vëllazërore në atë mes, sepse brenda familjes njeriu konsultohet me anëtarët e saj dhe nuk del para mikrofonave për të dhënë këshilla vëllazërore. Sigurisht, ishte një formë shtimi të presionit ndaj Republikës së Kosovës për të implementuar njëanshëm”, tha Gërvalla.