Aktualitet

Do të dyfishohet numri i punonjësve psiko-socialë, kriteret që duhet të plotësojnë të interesuarit

Do të dyfishohet numri i punonjësve psiko-socialë, kriteret

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dha sot lajmin e mirë për punonjësit psiko-socialë gjatë një interpelance me një grup interesit ku tha se do të ketë dyfishim të numrit të tyre nëpër shkolla dhe institucione të tjera.

Kushi bëri me dije se urdhri ka të përcaktuara të gjitha kriteret duke i dhënë mundësi çdo personi që ka një diplomë të nivelit të dytë për të qenë pjesë e këtij procesi. Ajo gjithashtu deklaroi se nuk do të jetë kriter i domosdoshëm licencimi për të qenë pjesë e këtij procesi.

“Jemi mbledhur për një kauz shumë të mirë sidomos në këto kohë kur puna e punonjësve psiko-social është shumë e rëndësishme. Një nga prioritetet tona është shërbimi psiko-social nëpër shkolla. Do të merren masa që të kenë dhoma të posaçme nëpër shkolla në mënyrë që shërbimi që i ofrohet nxënësve të jetë sa më cilësor. Do të punojmë në mënyrë që shërbimi të jetë sa më profesional. Për të dalë tek risitë. Për shkak të pandemisë dhe tërmeteve është bërë i domosdoshëm shërbimi psiko-social. Ne kemi sjellë tre risi:

-Së shpejti do të dyfishohet numri i punonjësve psikosocialë, ky është lajm shumë i mirë dhe unë jam shumë e lumtur. Nuk do të kemi më një psikolog për 5 shkolla, por në shkollat me numër të madh nxënësish do të ketë vetëm një psikolog dhe në rstet e tjera një psikolog do të mbulojë dy shkolla.

-Përmirësohet rekrutimi apo pezullimi nga detyra. Fillon testimi me dosje, testimi me shkrim dhe këto i shërbejnë përzgjedhjes së më të mirëve.

-Tashmë drejtuesit do ta kenë më të qartë se çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë.

Urëdhri i ka të përcaktuara të gjitha kriteret duke i dhënë mundësi çdo personi që ka diplomë të nivelit të dytë për të qenë pjesë e këtij procesi. Duhet të jetë shtetas shqiptar, të mos ketë dënime të formës së prerë. Përsa i takon kritereve të veçanta ne kemi vendosur diplomën e një niveli të dytë, licensën, të qenit pjesë e Urëdhirit të Psikologut. Ne kemi lënë hapësirë që kriteri i licensës të mos jetë i detyrueshëm. Ai që ka licensë do të jetë më i favorizuar. Përveç kësaj, për shkak se në disa bashki mund të ketë raste që nuk i plotësojnë kriteret, në këto raste kemi lejuar të bëhet një shpallje e dytë që këto persona të mund të punësohen me kontrata të përkohëshme”, tha Kushi.